Xhevahire Izmaku: Me përulësi nderuam dëshmorët e kombit në Vushtrri

Deputetja dhe kandidatja e Nismës për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku, së bashku me kandidatin për Asamblenë Komunale, Kushtrim Veseli, kanë marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore me rastin e 1 Shtatorit – Ditës së Dëshmorëve në Vushtrri, transmeton portali DrenicaOnline.
Izmaku u shpreh se dëshmorët mbeten frymëzim i përhershëm për të gjithë.
“Sot, me përulësi e respekt, nderuam dëshmorët e kombit nga komuna jonë, bijtë dhe bijat që dhanë jetën për lirinë dhe të ardhmen tonë. Ata janë frymëzimi ynë i përhershëm për të mos u dorëzuar kurrë, për të qëndruar me dinjitet dhe për të punuar për një Vushtrri e një Kosovë më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, ka thënë ajo.