Shukri Buja nga Hallaqi: Mbështetje e fuqishme për projektin politik të PDK-së në Lipjan

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar sonte fshatin Hallaq, ku është pritur në familjen e kandidatit për Kuvend Komunal, Liridoni.
Buja tha se nga kjo vizitë mori një mbështetje të fuqishme për projektin politik të PDK-së, duke theksuar se fitorja më 12 tetor është e sigurt.
“Unë kam jetuar dhe vazhdoj të jetoj në Lipjan, e njoh çdo fshat, çdo problem dhe çdo nevojë të qytetarëve tanë. Mbi të gjitha e njoh mirë qeverisjen e Lipjanit sepse për 6 vite solla mbi 62 milionë euro investime për zhvillimin e Lipjanit. Mesazhi është i qartë: fitorja është e jona!”, tha Buja.
Kandidati i PDK-së po vazhdon takimet në terren me qytetarët e Lipjanit, duke marrë përkrahje të gjerë për zgjedhjet e 12 tetorit.