Shkollat në Drenicë, Vushtrri e Dragash nisin vitin e ri shkollor të pajisura me laptopë nga Isak Neziri

Ish-kandidati për deputet dhe afaristi i suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri, ka uruar nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke bërë të ditur një iniciativë të rëndësishme që ka ndërmarrë gjatë pushimeve të verës.

Ai ka shpërndarë laptopë në disa shkolla të Drenicës, Vushtrrisë, Dragashit dhe pjesëve tjera të Kosovës, për t’iu ardhur në ndihmë nxënësve dhe mësimdhënësve, transmeton portali DrenicaOnline.

“Fillimi i këtij viti të ri shkollor është i veçantë për mua dhe shumë shkolla në Drenicë, Vushtrri, Dragash dhe pjesë tjera të Kosovës. Dhurimi i laptopëve gjatë pushimeve të verës, jam i bindur se do t’iu shërbejë për mësimin e përditshëm dhe do ta lehtësojë punën për mësimdhënësit. Urime të gjithë nxënësve dhe mësuesve 1 shtatori”, ka thënë Neziri.

Një shembull i mirë i mbështetjes së diasporës për arsimin në Kosovë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë