Ekrem Kastrati uron fillimin e vitit të ri shkollor në Malishevë (Video)

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, transmeton portali DrenicaOnline.
Ai ka vizituar shkollën ShFMU “Hilmi Hoti” në Carrallukë, një nga institucionet arsimore më të vjetra dhe me traditë të komunës, ku ka përcjellë urimet e tij për një vit të mbarë shkollor.
“Ju dëshiroj suksese, shëndet dhe shumë gëzim në këtë rrugëtim të dijes. Si kryetar i Komunës do të jem gjithmonë pranë jush. Urime”, është shprehur Kastrati.