Aksident i rëndë trafiku në rrugën Komoran-Drenas, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku sapo ka ndodhur në rrugën nacionale Komoran-Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.

Dy vetura janë ndeshur direkt ku shihen dëme të mëdha materiale.

Policia sapo ka arritur në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.

Rruga për momentin është e bllokuar për qarkullim të automjeteve.

Ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të përfshirëve në këtë aksident.

Rikujtojmë se jo larg këtij vendi, dje ndodhi një aksident trafiku me pasoja fatale, ku humbi jetën një 7-vjecare ndërsa u lënduar katër të tjerë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë