Hajnat thyejnë një shtëpi në Nekoc, vjedhin pushkë gjuetie me leje

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nekoc të Drenasit, ku persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur një armë zjarri.

Sinjali mëson se viktimë e këtij rasti është F.H, i cili me familje ndodhej në pushime.

Rasti është raportuar rreth orës 08:00 nga vëllai i të dëmtuarit, i cili kishte vërejtur derën e shtëpisë së vëllait të hapur.

Pasi hyri brenda, ai konstatoi se shtëpia ishte thyer dhe mungonte një pushkë gjuetie, me leje, si dhe disa fishekë të saj.

Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori dhe materiali është dorëzuar Njësisë së Hetimeve për procedurat e mëtejme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë