Anjeza Kurtaj – Zëri i gjeneratës së re në Asamblenë Komunale të Drenasit
Anjeza Kurtaj, nga Drenasi, është kandidate për Asamblenë Komunale nga iniciativa “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, teansmeton portali DrenicaOnline.
Ajo po vazhdon studimet në Kolegjin Heimerer në drejtimin Shkencat Shëndetësore Terapeutike – Logopedi, profesion të cilin tashmë e ushtron me përkushtim. Krahas punës si logopede, Anjeza është edhe menaxhere e Kopshtit për fëmijë “Yjet” në Drenas, ku ka dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e programeve edukative dhe mbështetjen profesionale të fëmijëve në zhvillimin e të folurit dhe gjuhës.
Me përvojë, vizion të qartë dhe përkushtim për të sjellë ndryshime pozitive, Anjeza përfaqëson gjeneratën e re që synon ta bëjë Drenasin kampion jo vetëm në zhvillim, por edhe në cilësinë e jetës për çdo qytetar – nga fëmijët e deri te të moshuarit.
Me energji, profesionalizëm dhe përvojë, Anjeza Kurtaj është gati të japë kontributin e saj për një Drenas më të fortë, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës./DrenicaOnline/
