Takim mbresëlënës i Shukri Bujës me rininë e PDK-së në Lipjan

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim të veçantë me të rinjtë e partisë në Bujan dhe Bregun e Zi, transmeton portali DrenicaOnline.
Ai u shpreh se pjesëmarrja masive dhe përkrahja e plotë që mori nga rinia është një dëshmi e fuqisë së tyre si motor i ndryshimeve pozitive në komunë.
“Energjia dhe besimi që më dhuruan të rinjtë në këtë takim janë garancia më e madhe se fitorja jonë më 12 tetor është e sigurt”, tha Buja.
Rinia, sipas tij, mbetet forca kryesore që do ta udhëheqë Lipjanin drejt zhvillimit dhe perspektivës së re.