Ramiz Lladrovci: Ilmi Ramadani, trashëgimtar i urtësisë dhe atdhedashurisë ndër breza

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas homazheve dhe mbledhjes komemorative për veprimtarin dhe luftëtarin e hershëm, Ilmi Ramadani.

“Ditë e rëndë për atdhetarët, pas homazheve dhe mbledhjes komemorative, u ndamë fizikisht nga Baci Ilmi Ramadani, veprimtari i orëve të para dhe çlirimtari i paepur. Ai la trashëgim ndër breza urtësinë e atdhedashurinë, mirëkuptimin e tolerancën, guximin e vendosmërinë për ta dashur e lartësuar Kosovën e kombin. Kombit iu largua nga radhët një dalëzotës, por ka një emër më shumë në vargun e meritorëve të paharrueshëm”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka shtuar se do të mundohet ta realizojë edhe kërkesën e fundit që Ramadani kishte shprehur ditën e hënë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë