Komuna e Drenasit vlerësohet me mirënjohje nga projekti DEMOS

Komuna e Drenasit ka pranuar një mirënjohje të veçantë nga Helvetas Kosova, përmes projektit DEMOS, si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të frytshëm ndër vite.

Ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit të Komunës sonë për të avancuar praktikat e qeverisjes së mirë, me theks të veçantë në promovimin e një planifikimi buxhetor të hershëm, gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm në aspektin gjinor dhe social.

Mirënjohja e dhënë reflekton rezultatet e punës së përbashkët, transparencën në proceset buxhetore dhe kujdesin për t’i bërë ato më të ndjeshme ndaj nevojave të qytetarëve të Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë