Dr.Ardian Nika shpall kandidaturën për Asamblenë Komunale të Drenasit

Dr.Ardian Nika, specialist i kirurgjisë orale, ka njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij për anëtar të Kuvendit Komunal të Drenasit në kuadër të iniciativës “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, me numër 11, transmeton portali DrenicaOnline.
Në një komunikatë drejtuar qytetarëve, ai theksoi se ky vendim buron nga dëshira e sinqertë për të kontribuar në zhvillimin e komunës dhe për të përfaqësuar interesat e qytetarëve pa dallim.
“Gjatë viteve të mia në fushën e mjekësisë kam kuptuar nga afër nevojat dhe sfidat e komunitetit tonë. Besoj se bashkë mund të ndërtojmë një Drenas më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë”, deklaroi Dr.Nika.
Ai ka prezantuar edhe prioritetet e tij kryesore:
Përkrahja e rinisë dhe krijimi i më shumë mundësive për punësim e aktivitete kulturore e sportive; Përmirësimi i kushteve në shëndetësi dhe investime në cilësinë e arsimit; Mbështetje më e madhe për bujqit dhe zhvillimin e fshatrave; Transparencë dhe llogaridhënie në punën e komunës.
Dr. Nika theksoi se vetëm me punë të ndershme, bashkëpunim dhe vendosmëri mund të arrihen rezultate konkrete për komunën e Drenasit./DrenicaOnline/