Diellza Rama shpall kandidaturën për Asamblenë Komunale: “Jam gati të jem zëri i qytetarëve të Drenasit”

Kandidatja për Asamblenë Komunale të Drenasit, Diellza Rama, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për zgjedhjet e 12 tetorit. Ajo ka deklaruar se synon të përfaqësojë qytetarët me ndershmëri, guxim dhe përkushtim, transmeton portali DrenicaOnline.

“Kam dalë në këtë garë me qëllimin e vetëm të jem zëri juaj në vendimmarrje. E ardhmja e komunës sonë ndërtohet nga njerëz që kujdesen për qytetarët dhe nuk heshtin para sfidave. Unë jam gati ta marr këtë përgjegjësi dhe besoj në mbështetjen tuaj”, ka thënë Rama.

Ajo garon në listën “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, me numrin 28, të cilin e ka konsideruar si domethënës dhe me simbolikë të veçantë kombëtare.

“28 nëntori është ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe njëkohësisht dita e daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 28 është numër krenarie, atdhedashurie dhe vizioni për të ardhmen e komunës sonë”, ka shtuar ajo.

Në fund, Diellza Rama ka bërë thirrje për mbështetje, duke theksuar se së bashku mund të vazhdojnë rrugën e zhvillimit me vizionin +4./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë