Shukri Buja në Torinë: Fitorja është e jona, së bashku ndërtojmë të ardhmen e Lipjanit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Jusufi në Torinë, së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, Besimin.

Buja tha se është pritur me shumë ngrohtësi nga anëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit e PDK-së në këtë zonë.

“Energjia dhe përkrahja që na jepni çdo ditë janë forca jonë për të ecur drejt fitores dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Lipjanin! Fitorja është e jona”, deklaroi Buja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë