Latifi vlerëson Lladrovcin: Shembull i punës së mirë, i meriton dhuratat më të çmuara

Kryetari i Rahovecit, Smajil Latifi, në një intervistë për ATV është pyetur se cilit kryetar komune do t’ia dhuronte një shishe të verës së njohur të Rahovecit për punën e mirë që ka bërë.

Latifi u shpreh se më shumë se një shishe do t’ia dhuronte kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke theksuar punët e mira që ai ka realizuar në komunën që udhëheq.

“Me gjithë zemër do t’ia dhuronte një ‘Verë Rahoveci’ Ramiz Lladrovcit,” tha Latifi, duke e lavdëruar kryetarin e Drenasit edhe pse ai është nga një parti tjetër politike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë