Shukri Buja viziton kompaninë POFIX në Lipjan, premton mbështetje për bizneset vendore

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar sot kompaninë POFIX, ku është pritur nga menaxheri Naim Ismaili.
Kjo kompani punëson mbi 80 qytetarë të Lipjanit dhe njihet për eksportin e produkteve cilësore, duke dëshmuar se bizneset vendore, me mbështetje të duhur, krijojnë vende pune dhe fuqizojnë ekonominë lokale.
Buja u zotua se, nëse merr besimin e qytetarëve, do të mbështesë bizneset vendore dhe do të krijojë kushte të favorshme për rritje e zhvillim ekonomik në komunën e Lipjanit.