Naim Bazaj: Hajnat në Prishtinë nuk mund të vendosin për Drenasin

Kandidati për kryetar të Drenasit nga iniciativa “Për Drenas e Kosovë”, Naim Bazaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve që sipas tij merren nga partitë politike në Prishtinë pa njohur realisht problemet e qytetarëve të Drenasit.
“Partia në Prishtinë nuk i njeh hallet e Drenasit. Ne i dimë, sepse jetojmë këtu! Hajnat në Prishtinë nuk mund të vendosin për Drenasin. Ne vendosim për komunën tonë, jo të tjerët për ne!”, ka deklaruar Bazaj./DrenicaOnline/