Bekim Jashari i thotë vëlla Ramiz Lladrovcit dhe i uron suksese në zgjedhjet e 12 tetorit

Bekim Jashari, nga familja heroike e Prekazit, i ka uruar suksese kryetarit aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në garën për zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai e ka quajtur atë “vëlla”, duke shkruar: “Suksese e ju priftë e mbara vëlla Ramiz Lladrovci🇦🇱🇽🇰”, transmeton portali DrenicaOnline.
Ndërkaq, Lladrovci pas prezantimit të kandidatëve për asamblenë komunale është shprehur se rrugëtimi ka nisur fuqishëm dhe se qytetarët po i japin mbështetje të madhe.
“Promovimi i kandidatëve ‘Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin’, është fillimi i ortekut të fitores. Faleminderit qytetarë, asambliste e asamblistë të tashëm e të ardhshëm, bashkë vazhdojmë, +4!”, ka deklaruar Lladrovci.