Abelard Tahiri: Petrit Hajdari merr drejtimin e PDK-së në Drenas

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se kandidati i kësaj partie për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, nga sot është edhe kryetar i degës së PDK-së në këtë komunë.

Tahiri e ka quajtur këtë një hap të madh që, sipas tij, e forcon garën për zgjedhjet e 12 tetorit. Ai ka ftuar qytetarët e Drenasit që ta mbështesin fuqishëm Hajdarin.

“Ne besojmë që garën në Drenas, Petriti do ta fitojë që në raundin e parë, ashtu siç ka ndodhur dikur në kohën kur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e udhëhiqnin Partinë Demokratike të Kosovës. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Tahiri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë