Ngacmoi dhe kanosi 21-vjeçaren, arrestohet pas 4 muajsh 38-vjeçari nga Drenasi

Pas katër muajsh në arrati, Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar nga Drenasi, i cili akuzohet për ngacmim dhe kanosje ndaj një vajze të re.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ishte raportuar më 28 prill 2025, kur një 21-vjeçare kishte denoncuar në polici 38-vjeçarin, duke e akuzuar se e kishte ngacmuar dhe kërcënuar.
Që nga atëherë, Policia nuk kishte arritur të vinte në kontakt me të dyshuarin, derisa në orët e para të mëngjesit të së hënës, më 25 gusht, rreth orës 00:30, ai u arrestua nga njësitet policore dhe u shoqërua në stacion policor.
Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar si “Ngacmim & Kanosje”.