Shukri Buja: Qyteti i Lipjanit e dëshmoi, fitorja është e jona!

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka deklaruar se qyteti i Lipjanit ka treguar entuziazëm të madh dhe gatishmëri për ndryshim.

“Qyteti i Lipjanit e dëshmoi sonte se fitorja është e jona! Entuziazmi i madh në shtabet e PDK-së tregon gatishmërinë për ndryshim. Do ta bëjmë Lipjanin një qytet modern, urban dhe të jetueshëm”, ka thënë Buja.

Ai ka shtuar se së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Isakun, Egzonën, Bajramin, Adelinen, Albulenën dhe Shyqen, janë të vendosur ta çojnë përpara vizionin për zhvillimin e Lipjanit.

“Lipjani do të shndërrohet në një shembull të zhvillimit komunal,” ka theksuar Buja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë