Shtabi i Nekocit: Mbështetje e fuqishme për Ramiz Lladrovcin

Shtabi i fshatit Nekoc “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, ka qenë në qendër të aktiviteteve politike gjatë vikendit, duke organizuar një takim me kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Anëtarët e shtabit theksuan se është kënaqësi e veçantë të jenë pranë kampionit të 6-fishtë, i cili, sipas tyre, ka bërë krenar jo vetëm Drenasin, por edhe mbarë Kosovën.

“12 tetori do të dëshmojë edhe një herë se kampionët gjithmonë mbeten kampionë”, u tha në këtë tubim, ku mbizotëroi entuziazmi dhe gatishmëria për fitoren e radhës.

Shtabi i Nekocit ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e ekipit të fitores dhe të kontribuojnë për një të ardhme edhe më të mirë për komunën.

#MeRamizLladrovcin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë