Lladrovci nderon heroin Gani Kastrati në 27 vjetorin e rënies së tij

Me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit të Kombit Gani Kastrati, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetarin, Arben Shala, bashkëpunëtorë e familjarë, kanë bërë homazhe pranë memorialit ku janë të vendosura bustet e tre heronjve, Gani Kastrati, Azem Kastrati dhe Hysni Murseli në Nekoc dhe kanë vënë buqeta me lule.

Heroi Gani Kastrati ra me 24 gusht të vitit 1998, në fshatin Luzhnicë, gjatë ballafaqimit me forcat e armikut në vendin e quajtur Bajrak dhe është i varrosur në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Kleçkë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë