Isak Neziri fton mërgatën të marrë pjesë në protestën paqësore në Hagë më 14 shtator

Ish-kandidati për deputet nga PDK dhe afarist i suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri, ka bërë thirrje për bashkatdhetarët nga Gjermania, Zvicra dhe vende të tjera të Europës që të marrin pjesë në protestën paqësore që do të mbahet në Hagë.

Protesta do të zhvillohet më 14 shtator, në ora 14:00, në mbështetje të liderëve historikë të UÇK-së.

“Ne besojmë se e drejta dhe e vërteta do të triumfojnë. Dielli do të lind përsëri për Kosovën”, ka shkruar Neziri.

#Drejtësi #Liri #UCK

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë