Dy persona theren me thikë në Prishtinë

Dy persona janë therur me thikë në Prishtinë nga një i dyshuar.
Ata po trajtohen në QKUK, ndërsa policia ka intervistuar katër dëshmitarë.
Rasti po hetohet.
“VRASJE NË TENTATIVË- Prishtinë 23.08.2025-03:30. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi që janë therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur. Lidhur me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë dhe është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.”
.
.
.
.