Shukri Buja takohet me kryetarin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, pranon mirënjohje dhe flamurin amerikan

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, është takuar sot me kryetarin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi. Me këtë rast, Buja ka pranuar si dhuratë një mirënjohje dhe flamurin amerikan, në shenjë respekti për ditëlindjen e 79-të të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, të cilin e ka cilësuar si mik të madh të popullit shqiptar.

Buja ka kujtuar bashkëpunimin e hershëm me shoqatën “Miqtë e Amerikës”, që nga koha kur ka shërbyer si kryetar i Komunës së Lipjanit, duke veçuar iniciativën për shpalljen Qytetar Nderi i Lipjanit të Gjeneralit Wesley Clark, i njohur si simbol i lirisë së shqiptarëve.

Ai ka theksuar se në mandatin e ardhshëm, nëse fiton zgjedhjet, do të angazhohet për forcimin e mëtejshëm të raporteve shqiptaro-amerikane përmes projekteve konkrete dhe bashkëpunimit kulturor, ekonomik e institucional.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë