Negroci i jep përkrahje të madhe Ramiz Lladrovcit (Foto)

Një numër i madh i banorëve të fshatit Negroc kanë mirëpritur sonte në një takim kryetarin e Komunës së Drenasit dhe kandidatin për një mandat të ri, Ramiz Lladrovci, transmeton portali DrenicaOnline.
Ata i dhanë përkrahje të plotë kandidaturës së tij, duke u rreshtuar “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, i cili mori mbështetje të jashtëzakonshme.
Krahas Lladrovcit, banorët e Negrocit i kanë dhënë mbështetje të fuqishme edhe kandidatit për asamble komunale, Gani Krasniqi, i cili edhe në mandatin e deritanishëm është dëshmuar si përfaqësues i përkushtuar i komunitetit./DrenicaOnline/