Varrimi i Fatlumit bëhet sot pasdite në Llapushnik, Lladrovci ngushëllon familjen Gashi për humbjen tragjike

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin e ndarjes nga jeta të të riut Fatlum Gashi nga Llapushniku, vetëm 19-vjeçar, i cili ndërroi jetë pas plagëve të marra në aksidentin e rëndë që ndodhi ditë më parë.

Ky aksident tragjik mori jetën edhe të prindërve të tij, Shemsi dhe Ajshe Gashi, duke e kthyer në një dhimbje të pamasë për familjen Gashi dhe gjithë komunitetin tonë.

Varrimi i Fatlumit bëhet sot në ora 18:00, në Varrezat e Mëdha, në rrugën Milazim Gashi në Llapushnik.

Kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, duke u uruar forcë dhe durim në përballimin e kësaj tragjedie të trefishtë.

U prehtë në paqe Fatlumi, së bashku me prindërit e tij!

Ngushëllime të sinqerta!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë