Gruaja e kërcënon burrin në Drenas me largim nga shtëpia, intervenon policia

Një person ka informuar policinë në Drenas se është kanosur me largim nga shtëpia nga bashkëshortja e tij.
Rasti është denoncuar të mërkurën rreth orës 02:00.
Policia ka intervenuar në rast ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është hapur si dhunë në familje dhe me të po merret policia e Drenasit.
.
.
.
.