Dy drenicas të arrestuar për armëmbajtje pa leje, iu sekuestruan armë dhe municion

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Vajnik të Skenderajt, pasi gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur armë dhe municion, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit zyrtar të policisë, janë sekuestruar: një automatik AK-47 me 60 fishekë, një pushkë gjuetie me 18 fishekë, një pushkë ajrore dhe një revole me gaz.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/
.
.
.
.