Yll Bogaj hyn në garë për Asamblenë Komunale të Prishtinës – kandidon me numrin 10 në listën e AAK-së

Afaristi i njohur Yll Bogaj ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për asamble komunale në Prishtinë, duke u renditur me numrin 10 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.
Bogaj, i cili vjen nga Komorani i Drenasit, prej vitesh jeton dhe vepron në kryeqytet, ku është bërë i njohur për angazhimin e tij në biznes dhe mbështetjen e iniciativave komunitare.
Kandidatura e tij është prezantuar disa ditë më parë nga deputeti Daut Haradinaj, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës ta mbështesin Bogajn, duke theksuar se kryeqytetit i nevojiten njerëz profesionistë dhe të përkushtuar.
Vetë Bogaj, përmes një postimi në Facebook, është shprehur: “Numri 10 për Prishtinën! Në listën e Aleancës për Asamblenë Komunale, unë jam 10. Me besimin tuaj, bashkë për një Prishtinë më të mirë”.
Me këtë kandidaturë, ai synon të sjellë energji të reja dhe ide konkrete për zhvillim, duke u fokusuar në përmirësimin e shërbimeve komunale dhe krijimin e një ambienti më të favorshëm për qytetarët dhe bizneset e kryeqytetit.
Qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësinë ta mbështesin Yll Bogajn në zgjedhjet e ardhshme komunale, duke votuar numrin 10 në listën e AAK-së./DrenicaOnline/