Shukri Buja përforcon ekipin e tij me Dr.Burhan Abdullahun

Shukri Buja, kandidat për kryetar të Lipjanit nga PDK, ka prezantuar një forcim të rëndësishëm të ekipit të tij: Dr.Burhan Abdullahu, një ikonë e mjekësisë dhe stomatologjisë në Lipjan. I njohur si sinonim i profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj shëndetit të qytetarëve, Dr. Abdullahu është gjithashtu një figurë e palëkundur e PDK-së në qytet, transmeton portali DrenicaOnline.
Me një histori të pasur dhe të guximshme, Dr. Abdullahu ka qenë i burgosur politik gjatë demonstratave të vitit 1981, i larguar i pari nga puna në sektorin e shëndetësisë gjatë viteve ’90, dhe ka shërbyer popullatës edhe gjatë luftës. Jeta dhe veprimtaria e tij dëshmojnë vendosmërinë, guximin dhe dashurinë për vendin.
Sot, ai merr përgjegjësinë e shefit të shtabit për shëndetësi, duke e bërë ekipin e Shukri Bujës edhe më të fortë. Me doktor Burhan Abdullahun pjesë të ekipit fitues, fitorja duket e sigurt.