Kushtrim Veseli, kandidati energjik në listën e Xhevahire Izmakut në Vushtrri

Deputetja dhe kandidatja për kryetare të Komunës së Vushtrrisë nga Nisma, Xhevahire Izmaku, ka prezantuar sot zyrtarisht listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, ku thekson përgatitjen, përkushtimin dhe potencialin që ky ekip sjell për komunën.

Në mesin e 30 kandidatëve të prezantuar, me numrin 3 në listë garon edhe Kushtrim Veseli, një i ri energjik dhe i përkushtuar, i cili ka treguar gjatë viteve angazhim të vazhdueshëm në çështjet rinore dhe zhvillimin e komunitetit local, transmeton portali DrenicaOnline.

Veseli vlerësohet nga bashkëqytetarët si një djalë me ide të qarta dhe vullnet për të punuar për interesin e përgjithshëm, duke vënë theksin tek projekte konkrete për rininë, kulturën dhe përmirësimin e shërbimeve publike në Vushtrri.

“Ekipi ynë përfaqëson çdo zë të shoqërisë me qëllim që secili qytetar të dëgjohet”, ka deklaruar Izmaku në prezantimin e listës, duke shtuar se bashkë me emra si Kushtrim Veseli, beson se Vushtrria mund të ecë përpara drejt një zhvillimi më të drejtë dhe modern.

“Ndryshimi vjen kur secili jep kontributin e tij, dhe kjo listë ka njerëz me përvojë, vizion dhe energji”, ka theksuar ajo.

Kushtrim Veseli, i cili gëzon përkrahjen e shumë të rinjve në komunë, synon të jetë një zë aktiv në kuvendin komunal, me fokus në përfshirjen e rinisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

“Është koha që rinia të marrë përgjegjësi. Me punë dhe përkushtim mund të ndryshojmë shumë për vendin tonë”, ka thënë Veseli pas publikimit të listës.

Nisma pritet të zhvillojë një fushatë dinamike në Vushtrri, duke prezantuar programin dhe kandidaturat që sipas tyre pasqyrojnë realisht nevojat e qytetarëve.

Bashkë për një Vushtrri me më shumë mundësi – dhe me një rini që merr vendin e merituar në vendimmarrje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë