Dy të vdekur në një aksident në Llapushnik, në gjendje të rëndë edhe një 19-vjeçar

Dy persona kanë vdekur në një aksident në fshatin Llapushnik të Drenasit, përkatësisht në rrugën Pejë-Prishtinë.

Viktimat janë dërguar të vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka konfirmuar për Kohën, drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

Ai ka thënë se nga aksidenti është dërguar në gjendje të rëndë edhe një 19-vjeçar.

Ka shtuar se ai është ende në operim ndërkaq gjendja e tij është jostabile.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë