Dy të vdekur në aksidentin zinxhiror në Llapushnik

Dy persona kanë humbur jetën sonte në një aksident zinxhiror në rrugën Prishtinë-Pejë, në Llapushnik, transmeton portali DrenicaOnline.
Aksidenti ka ndodhur afër Arllatit dhe përfshiu disa vetura.
DrenicaOnline ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se policia dhe autoambulanca sapo kishin arritur.
Për një periudhë kohe, rruga ka qenë e bllokuar në drejtim të Pejës./DrenicaOnline/