Ardit Cani ia tregon vendin Imri Ahmetit kur është në pyetje Baica

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Lipjanit, Ardit Cani, ka kritikuar ekzekutivin komunal duke thënë se fshati Baicë është lënë pas dore për vite me radhë dhe se kërkesat e banorëve vazhdojnë të mbesin pa përgjigje.
Sipas tij, ekzekutivi aktual “vetëm tani, pas 12 viteve, duket se i ka rënë në mend ku ndodhet Baica”, ndërsa banorët dhe përfaqësuesit e fshatit kanë qenë gjithmonë aty duke investuar në të mirë të komunitetit.
“Ne nuk e shohim korriken vetëm për një pagë, por si mundësi për të bërë punë të ndershme e konkrete për qytetarët tanë”, ka theksuar Cani.
Ai ka renditur një sërë kërkesash të cilat, sipas tij, janë paraqitur që nga fillimi i mandatit të tij si asamblist, por deri më tani kanë mbetur në sirtarë. Ndër to janë:
ndërtimi i trotuareve; zgjidhja e çështjes së ujësjellësit; asfaltimi i parkingjeve te Burimi i Nxehtë dhe rregullimi i hapësirave për këmbësorë; pastrimi dhe hapja e Lumit Drenica; pastrimi i Grykës së Baicës; asfaltimi i disa rrugëve, që sipas Canit, po pengohet për arsye politike; ndriçimi i rrugëve; ndërtimi i shkollës së re, e premtuar tash e tre mandate; ndërtimi i sallës sportive për nxënësit; zgjidhja e problemit të rrugës bujqësore “Vahu”.
Asamblisti ka përfunduar deklaratën e tij duke garantuar se do të vazhdojë me përkushtim të punojë për Baicën dhe për të gjithë komunën e Lipjanit.