Sulm në Llaushë/ Pesë të dyshuar arrestohen pas rrahjes

Një incident i rëndë është shënuar pasditen e së shtunes në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.
Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 16 gusht 2025, rreth orës 16:00. Pas intervenimit të njësive policore, pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar.
Policia ka kryer edhe një bastisje në shtëpinë e njërës prej palëve të përfshira, mirëpo nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.
Si pasojë e përleshjes, dy persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në spital.
Me urdhër të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri nga të dyshuarit, i moshës së mitur, është ndaluar për 24 orë.
Organet kompetente po vazhdojnë me procedurat hetimore lidhur me rastin./DrenicaOnline/
.
.
.