Shukri Buja në Poturovc, Torinë, Bujari dhe Llugaxhi: Mobilizim i madh për ndryshimin në Lipjan

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka vazhduar takimet elektorale me shtabet lokale në Poturovc, Torinë, Bujari dhe Llugaxhi, transmeton portali DrenicaOnline.

Këto takime u karakterizuan me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, të cilët shprehën besimin në vizionin e Bujës dhe në nevojën për ndryshim në Lipjan.

Shukri Buja tha se investimet në këto lokalitete do të rriten ndjeshëm gjatë mandatit të ardhshëm, duke sjellë zhvillim të qëndrueshëm dhe kushte më të mira të jetesës për banorët e zonës.

“Bashkë me Besimin në Poturovc dhe Torinë, Xhenetën në Bujari dhe Rinorin në Llugaxhi do ta bëjmë të mundur ndryshimin e shumëpritur në Lipjan”, u shpreh Buja, duke theksuar se energjia rinore dhe përkushtimi i banorëve do të shndërrohet në projekte konkrete për secilën lagje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë