“Nuk jemi servil të Prishtinës, as të tjerëve që vijnë me bedel”/ Naim Bazaj nis ditën me aktivitete në prag të zgjedhjeve

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga iniciativa “Për Drenas e Kosovë”, Naim Bazaj, e ka nisur mëngjesin e sotëm me takime dhe aktivitete në kuadër të garës për zgjedhjet lokale, transmston portali DrenicaOnline.
Nëpërmjet postimeve të familjarëve të tij në rrjete sociale, është bërë e ditur se Bazaj ka zhvilluar një sërë takimesh qysh herët në mëngjes, të cilat janë shoqëruar me mesazhin: “Një kafe në mëngjes, me aktivitete për ndryshim!”.
Ata kanë theksuar se iniciativa e Naim Bazajt synon të sjellë një qasje të re politike, duke u bazuar në parime dhe guxim qytetar.
“Së bashku do t’ia dalim, sepse nuk jemi servilë të Prishtinës, e as të tjerëve që vijnë me bedelë! Koha është për vendime të guximshme, me njerëz të vërtetë, Për Drenas e Kosovë!”, thuhet ndër të tjera në postim.
Bazaj ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë takimet me qytetarë në zona të ndryshme të komunës, për të prezantuar programin e tij dhe për të dëgjuar nga afër kërkesat e tyre./DrenicaOnline/