Salih Dvorani bartësi i listës së Iniciativës “Për Drenas e Kosovë”, kërkon besimin e qytetarëve

Dr. Salih Dvorani ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj kryetarit të Iniciativës Qytetare “Për Drenas e Kosovë”, Naim Bazaj, dhe gjithë kryesisë së kësaj iniciative, për nominimin si bartës të listës për Asamblenë Komunale të Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
Në shkrimin e tij, Dvorani thekson se kjo është një përgjegjësi dhe një nder i madh për të, duke përmendur përkushtimin, përvojën dhe vlerat që kanë dëshmuar anëtarët e kësaj iniciative në secilën fazë të zhvillimit të komunës.
“Ftoj qytetarët e Drenasit për mbështetje dhe besim, duke na obliguar kështu edhe më tutje të jemi zëri i tyre dhe të punojmë me përkushtim në zhvillimin dhe të mirën e përbashkët”, thuhet në reagimin e tij.
Sipas Dvoranit, qytetarët e Drenasit gjithmonë i kanë dalë në krah njeriut të drejtë dhe punëtor, ndaj ai vlerëson se tani është koha që edhe Iniciativa Qytetare “Për Drenas e Kosovë” të dëshmojë se e meriton fitoren.
Në fund, ai rithekson vendosmërinë për të vazhduar bashkë me qytetarët në rrugën drejt zhvillimit dhe avancimit të komunës./DrenicaOnline/