Predha e armës së zjarrit godet një shtëpi në Skenderaj – policia nis hetimet

Në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt është shënuar një incident i rrezikshëm të premten mbrëma rreth orës 19:30, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit të policisë, ankuesi – një mashkull kosovar – ka njoftuar se një predhë e armës së zjarrit ka goditur kornizën e dritares së dhomës së tij.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur dhe konfiskuar predha në fjalë.

Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe vazhdon të jetë në hetim nga autoritetet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Policia u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast të ngjashëm dhe të shmangin përdorimin e armëve të zjarrit, për të parandaluar pasoja të mundshme./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë