Aksident fatal në Malishevë/ Një grua humb jetën, shtatë persona të tjerë të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten rreth orës 13:40 në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë, ku janë përfshirë dy vetura me targa lokale.
Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe gjashtë femra. Fatkeqësisht, njëra nga viktimat, një femër kosovare, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas informacionit zyrtar të policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.
Autoritetet policore dhe njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit.
Nga Policia e Kosovës u bëhet thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe të vozisin me kujdes, në mënyrë që të shmangen rastet tragjike./DrenicaOnline/