Shukri Buja zhvillon dy takime me shtabet e PDK-së në Banullë dhe Baicë, premton rritje të investimeve kapitale

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka përmbyllur ditën me dy takime të rëndësishme me shtabet zgjedhore të PDK-së në Banullë dhe në Baicë, transmeton portali DrenicaOnline.
Buja tha se gjatë mandateve të mëparshme si kryetar i komunës, vetëm në fshatin Banullë janë realizuar mbi 2 milion euro investime kapitale dhe se në mandatin e ardhshëm këto investime do të rriten dukshëm.
Sipas tij, rritje të ndjeshme të investimeve kapitale do të ketë edhe në fshatin Baicë.
“Me Arsimin në Banullë dhe Arditin në Baicë, do të punojmë për të kompletuar infrastrukturën dhe për të krijuar mundësi më të mira zhvillimi dhe mirëqenie për banorët”, u shpreh Buja gjatë takimeve.
Ai ka theksuar se prioritet i tij mbetet zhvillimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e komunës së Lipjanit./DrenicaOnline/