PDK në Lipjan publikon listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan ka konfirmuar përmes shortit listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale.
Lista, e përshkruar si gjithëpërfshirëse nga shtabi i degës, përfshin një kombinim të balancuar të profileve — nga doktorë shkencash deri te profesionistë të sektorit privat dhe publik.
Sipas PDK-së, kjo përbërje pasqyron përvojë, profesionalizëm dhe përkushtim për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Lipjanit.
Subjekti e konsideron listën si “zgjedhjen fituese” për zgjedhjet lokale të ardhshme dhe garanci për një qeverisje të përgjegjshme e zhvillimore.
#nëpritjetëkryetarit
#shukribuja
#pabalotazh