PDK në Lipjan akuzon kandidatin e LDK-së për keqpërdorim të pozitës në fushatë

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan ka reaguar ashpër ndaj kryetarit aktual dhe kandidatit të LDK-së për Komunën e Lipjanit, duke e akuzuar atë për keqpërdorim të pozitës publike në funksion të marketingut politik.

Sipas PDK-së, shembull i qartë është vizita e tij e sotme tek zjarrfikësit e Lipjanit, ku, në vend që të nderonte punën dhe heroizmin e tyre, ai e shfrytëzoi takimin për qëllime elektorale, madje duke përdorur fotografitë për fushatë.

“Zjarrfikësit kanë nevojë për investime serioze në pajisje dhe teknikë, jo për vizita kamufluese vetëm në kohë fushate nga dikush që nuk i ka mbështetur kurrë. Ata kanë vetëm dy kamionë, një nga vitet ’70 dhe një tjetër për të gjithë territorin e Lipjanit,” thuhet në reagim.

PDK pyet publikisht se cili ka qenë kujdesi i kryetarit aktual për zjarrfikësit gjatë gjithë mandatit të tij, duke e cilësuar interesimin e tij si thuajse inekzistent, përveç tani kur i kanë mbetur edhe pak ditë në detyrë.

#nëpritjetëkryetarit
#shukribuja
#pabalotazh

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë