Bekim Jashari i uron suksese Ramiz Lladrovcit pas certifikimit për zgjedhjet e 12 tetorit

Bekim Jashari, nga familja heroike Jashari, i ka uruar suksese Ramiz Lladrovcit në garën për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Urimi i tij ka ardhur menjëherë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të certifikuar iniciativën “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” (PDKRLl), transmeton portali DrenicaOnline.
Në një njoftim publik, Lladrovci ka shprehur kënaqësinë për certifikimin e subjektit të tij politik: “Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen ku është certifikuar ‘Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin’, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Drenas. Jam i lumtur që puna jonë, në Komunën Kampion, pas kërkesave të qytetarëve, simpatizantëve dhe rrethanave të krijuara, mund ta kërkojmë besimin qytetar edhe për një mandat.”
Lladrovci e përmbylli njoftimin me moton: “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin – Bashkë, vazhdojmë, +4.”