Abelard Tahiri ‘zbarkon’ në Drenas, i jep ‘mbështetje’ Petrit Hajdarit e Driton Ajazit

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka qëndruar sot në Drenas ku, së bashku me deputetin Përparim Gruda dhe anëtarin e Kryesisë, Zenun Pajaziti, ka takuar kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës, Petrit Hajdarin, si dhe kandidatët për Asamblenë Komunale, listës së të cilëve i prin Driton Ajazi.

Tahiri u shpreh i inkurajuar nga angazhimi dhe dinamika e punës në këtë komunë, të cilën e quajti bastion historik të PDK-së.

Ai falënderoi edhe shefin e shtabit zgjedhor në Drenas, Sejdi Hoxha, për organizimin dhe përkushtimin në fushatë.

“Tashmë qytetarët e Drenasit e kanë një adresë të sigurt – Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati ynë për kryetar, Petrit Hajdari. Të priftë e mbara, kryetar i ardhshëm i Drenasit – Petrit Hajdari”, tha Tahiri.

Rikujtojmë se Tahiri kishte marrë mjaftë komente negative në ditën kur kryesia e PDK-së nuk e vendosi kandidat edhe për një mandat kryetarin kampion Ramiz Lladrovcin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë