Redon Lladrovci, djaloshi që po e çon emrin e Drenasit deri në yje

Drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka ka pritur në takim kampionin e astronomisë në Kosovë, Redon Lladrovci, transmston portali DrenicaOnline.

Takimi ishte një mundësi për të shprehur mirënjohje dhe krenari për të rinjtë që me punë, pasion dhe përkushtim bëhen shembull frymëzues për gjithë rininë.

Redoni, i njohur për arritjet e tij të jashtëzakonshme në fushën e astronomisë, ka përfaqësuar me dinjitet Kosovën në aktivitete shkencore ndërkombëtare, duke dëshmuar se vendi ynë ka potencial të madh në shkencë dhe inovacion.

“Jemi krenarë që shteti dhe komuna jonë kanë të rinj të tillë, që na bëjnë të mburremi dhe e ngrenë lart emrin e vendit kudo në botë”, u tha në këtë rast.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë