Profesori Gjokaj: “Dada Razë, NCUK në Drenas”

Profesori nga Drenasi, Arton Gjokaj, ka vlerësuar lartë kulturën qytetare dhe vetëdijen e banorëve të kësaj komune gjatë procesit të votimit.
“Në një gjë jam i sigurt: qytetarët e Drenasit tregojnë edukatë të lartë dhe vetëdije të theksuar në procesin e votimit”, ka thënë Gjokaj, duke shtuar se kjo është një dëshmi e pjekurisë demokratike në komunë.
Ai gjithashtu ka shkruar: “Dada Razë, NCUK në Drenas!”, duke thumbuar PDK-në dhe kandidatin e saj për kryetar komune.