Policia sekuestron revole në Abri, arrestohet i dyshuari për kanosje

Policia ka arrestuar një person në fshatin Abri e Poshtme të Skenderajt, pasi dyshohet se ka ekspozuar një armë zjarri, transmeton portali DrenicaOnline.

Ngjarja ka ndodhur më 12 gusht 2025, rreth orës 19:30. Nga i dyshuari, shtetas kosovar, është sekuestruar një revole.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”./DrenicaOnline/

.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë