Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet të ndodhur në Nekoc

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth mesditës në fshatin Nekoc të Drenasit, në rrugën Komoran–Carralevë, transmetom portali DrenicaOnline.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 12 gusht 2025, rreth orës 12:20, kur drejtuesi i një veture, shtetas kosovar, është vetë-aksidentuar si pasojë e pakujdesisë.
Për pasojë, ka humbur jetën Sherif Bylykbashi nga fshati Baicë i Lipjanit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./DrenicaOnline/
.
.
.
.